• |
ide | kryesore

Video/ Teuta kualifikohet në raundin e dytë të EL: Krasniqi e Hebaj gola që vlejnë 690 mijë euro

-Instant, F1, Sport, Video



Teuta shkon në raundin e dytë të Europa League, duke thyer tabunë e skuadrave tonë ndaj atyre izraelite. 2-0 e durrësakëve të Edi Martinit, të privuar nga njeriu i tyre më përfaqësues Sherif Kallaku (i transferuar në verë), i ka dhënë kualifikimin në raundin e dytë të kompeticionit europian durrësakve në prezencën e tyre të 11 në Kupat e Europës. Një përfaqësim inteligjent dhe i kujdesshëm i të besuarve të Martinit, që shënuan në fillim e në fund të ndeshjes duke i lënë inisiativën gjatë gjithë kohës Beitar Jerusalem. Krasniqi e Hebaj shënuan golat vendimtar, që vlejnë 690 mijë euro arkëtime për kualifikimin e arritur.

Martini nuk ndryshoi pothuaj asgjë taktikisht, duke propozuar Avdylin në vend të të larguarit Kallaku, por goli që në minutën e 6 i Krasniqit e bëri më të sigurtë formacionin durrësak. Në Niko Dovana mungonte një finalizues dhe i ardhuri nga Skënderbeu justifikoi pritshmëritë në debutimin me fanellën bregdetare. Ajo që më pas bëri Teuta ishte një tërheqje, pak taktike e pak e diktuar nga kundërshtari, por që rrezikoi seriozisht ti sfumonte avantazhin. Vetëm një Frashëri në ditën e tij më të mirë arriti të ndalojë tentativat e Vered dhe Vlajter.

Martini bëri lëvizjet e tij, me qetësinë e një trajneri që e di sa mund të rezistojë skuadra e tij: Gruda e Hebaj në fakt i dhanë freskinë e duhur bregdetarëve, që mbajtën më mirë fushën dhe u bënë agresiv në presing, gjë që pikërisht në fund solli edhe golin e sigurisë të Hebajt, që zëvendësoi ekzaktësisht autorin e golit të parë Krasniqin. Shkodrani ndoqi mirë këmbënguljen e Vilës dhe me kokë shënoi golin që qetësoi Martinin në pankinë. 2-0 dhe Teuta shkon në raundin e dytë, me bindjen në forcat e saj dhe me arkat e mbushura plot.

TEUTA-BEITAR JERUZALEM

Teuta: Frashëri, Todorovski, Arapi, Hoxha, Kuro, Avdyli, Aleksi, Beqja, E.Vila, L.Vila, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

Beitar Jeruzalem: Nitzan, Biton, Dgani, Verdaska, Kostantini, Rotman, Ali Mohamed, Krif, Atar, Azulai, Vered. Trajner: Roni Levi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *