• |
ide | kryesore

FOTO/ Në Itali, mësuesit do mbajnë maska transparente

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Në Itali duket se ekspertët së fundmi kanë vendosur që të krijojnë maska transparente për mësuesit.

Koordinatori i CTS Agostino Miozzo ka thënë se mbajtja e një maske transparente nga mësuesit në shkolla do të ishte një alternativë e shkëlqyer, pasi të tjerët mund të shohin shprehitë e fytyrës, ndërsa shton se po vlerësohet nëse është apo jo e sigurt.

“Ne jemi duke vlerësuar karakteristikat e maskave transparente për operatorët e kopshteve dhe çerdheve. Pse jo, edhe për mësuesit e shkollave fillore”, është shprehur ai. Mediat italiane bëjnë me dije se prezantimi i këtij varianti të ri në katalogun e maskave shkollore ishte koordinatori i CTS, Agostino Miozzo.

Ndër të tjera eksperti thekson se avantazhi i këtyre maskave, të cilat tashmë përdoren për të shurdhërit, pasi duhet të jenë në gjendje që të lexojnë buzët e personit që flet, është që nxënësit të shohin shumë më mirë fytyrën dhe shprehjen e mësuesit, është një mënyrë që do bëjë që ato ta kuptojnë më lehtë mësimin.

Një alternativë e shkëlqyer"/ Mësuesit mund të përdorin maskë transparente  - Vizion Plus



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *