• |
ide | kryesore

La Liga bllokon ikjen e Messit: “Nëse do të largohet, duhet të paguajë klauzolën”

-Instant, Sport



Cështja Messi vazhdon të dhurojë episode befasuese, ashtu si është lajmi i orëve të fundit që vjen nga komunikata e La Liga që saktëson, duke e bërë publikisht, se kampioni argjentinas duhet të paguajë klauzolën e zgjidhjes së kontratës së tij nëse dëshiron të largohet nga Barça, duke i dhënë të drejtë Bartomeut e drejtuesve të tjerë katalanas në këtë cështje. Në këtë pikë, vendimi i Messi për të refuzuar pjesëmarrjen në testet mjekësore të sotëm, mund të kthehet kundër tij.

Kjo është deklarata e plotë: “në lidhje me interpretimet e ndryshme (disa nga të cilat kontradiktore mes tyre) të publikuara në ditët e kaluara në media të ndryshme, lidhur me situatën kontraktuale të futbollistit Lionel Andres Messi me Barcelonën, La Liga mendon se duhet të sqarojë: kontrata është aktualisht në fuqi e parashikon një “klauzolë zgjidhëse” të aplikueshme në rastin kur Messi vendos të ushtrojë zgjidhjen unilaterale të parakohëshme të kontratës, përfshirë në nenet 16 të dekretit 1006/1985, të 26 qershorit, që rregullon raportin e punës të sportistëve profesionistë; konform me normativat e aplikueshme, e duke ndjekur procedurën korresponduese të këtyre rasteve, la Liga nuk do të kryejë procedurën për transferimin e lojtarit nëse nuk ka paguar më parë klauzolën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *