• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tabaku tregon si gënjeu Rama 3 herë në 15 ditë për planin ekonomik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar një video në profilin e saj në Facebook me deklarata të kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se brenda 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik.

“Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku. Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë“, shkruan Tabaku në statusin e saj.

Statusi i plotë:

Në harkun kohor të 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik. Sa herë pyetej për ndihmën qesharake ndaj shqiptarëve kur e gjithë bota shpenzonte çkishte për të rimëkëmbur ekonomitë, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku. Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë.

Sa me shumë flet e vërteta aq më shumë thërrasin e bërtasin. Shqipëria ka shpresë dhe ditë më të mira do të vijnë, pasi shqiptarët do t’i tregojnë vendin gënjeshtarit që ka mbyllur qeverinë me pushime ndërsa shqiptarët humbasin punën.



1 Comment

  1. Shqipëria nuk ndahet pro dhe kundër Perëndimit me 51 për qind si në Mal të Zi, por me 90 për qind. Ndaj dhe përpjekjet për të triumfuar si anti-perëndimorë dështojnë nga mungesa e mbështetjes.

    Fjala vjen, javën që shkoi, gjithë LSI e PD u mobilizua të sulmonte ambasadoren amerikane pse pushonte në një vilë të paguar prej saj në Dhërmi, por nuk morën as dhjetë për qind të pëlqimeve, që mori fakti se djali i Sali Berishës dhe e dashura e tij kaluan pushimet me jaht luksoz në Korfuz dhe fjetën në vila me nga 2 mijë dollarë, pa ndonjë faturë të deklaruar.Tabak honja e pd sa here del nga 500 antare te pd largohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *