• |
ide | kryesore

Zbulohet dëshmia e mjekëve në polici për 65-vjeçarin që u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen tragjike të mbrëmjes së sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nje 65-vjeçar ndërroi jetë pasi u vetëhodh nga kati i katërt i ndërtesës ku ishte shtruar. Mësohet se policia ka marrë në pyetje disa familjarë dhe mjekë, që kanë ndjekur rastin e 65-vjeçarit nga Klosi, Hasan Miri.

Mësohet se mjekët, kanë deklaruar pranë grupit hetimor se i moshuari ka shfaqur gjatë ditës sjellje jo të qëndrueshme dhe të rënduar psikologjike. Pas konfirmimit me Covid-19, mjekët i kanë rekomanduar 65-vjeçarit të qëndrojë i izoluar në shtëpi, por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Për këtë shkak ai u transportua në “Covid 2” për trajtim më të specializuar mjekësor. Nga deklarimet e mjekëve të turnit dhe atyre që kanë ndjekur rastin e 65-vjeçarit, mësohet se në momentin kur ai ka kryer aktin ekstrem, ka qenë i vetëm në dhomën ku ishte shtruar, e cila kishte vetëm dritare.

Jashtë kamerave, mbesa e viktimës i tha abcnews se 65-vjeçari, edhe më herët ka vuajtur nga depresioni dhe është kuruar. Lajmi se ishte prekur nga koronavirusi, ka rënduar më tepër gjendjen psikologjike të tij. I moshuari ishte vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani i cili u shpreh se ditën e fundit ai kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike.

Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme, pason atë të 13 gushtit, ku një i ri në gjendje të rënduar psikologjike, u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. Mjekët thonë se rastet e vetëflijimeve vijnë edhe për shkak të halucinacioneve që krijon truri për shkak të mosushqimit të mjaftueshëm me oksigjen. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Një pyetje: Çfarë institucioni e konsideron veten një parti politike që i kërkon një individi të deklarojë pasurinë te ajo? Mbi c’ bazë e kërkon këtë dhe kush do ta bëjë vlerësimin apo do të japë ceretefikatën e “pastërtisë”? Dhe më tutje, çfarë ndodh me të dhënat që individi deklaron, vetëm se është një nga disa mjëra shqiptarët që kanë dëshirë të bëhen deputetë? Kush e sigurin atë që do ruhet provatësia e këtyre të dhënave?

  2. Duhet hetime me te detajuara dhe me profesionale se cfare i shtyu keta pacient te nderrmarin nje akt te tille ekstrem. Cilat jane shkaqet qe rastet ndodhen ne te njejtin spital, kushtet higjenosanitare, sherbimi spitalor i stafit (moskujdesi i mjekut), apo eshte efekt i ndonje medikamenti pjese e protokollit per mjekimin e covidit. A i matet çdo 20 min oksigjeni ne gjak meqense dyshohet se shfaq iluçinacione mungesa e tij.

    1. Kete punen e halucinacioneve ne tru ndonje kurve e lali erit e ka shpikur. Kuptohet kollaj stili gayo-majtist.

  3. Rast i trete po ne te njejtin spital, por ne mimentin e fundit e paskan shpetuar njerin. Diku tjeter skemi degjuar qe prej mungeses se oksigjenit te kene pasur aluçinacione. Pastaj vet i ndjeri eshte shprehur se po ta dija si eshte ketu sdo kisha shkelur fare. Tani organet kompetente te na thone si eshte aty dhe çndodh qe te merren masa e mos ndodhi me.

  4. Gjatë bisedës shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.

    Fqinji: Si je?

    Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha, ia hodha…

    Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

    Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

    Fqinji: Shyqyr që je mirë!

    Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

    Sipas kesaj qe thote fqinji i tij nuk duket shume i renduar o plera doktore e infermiere qe ju dalte ke femijet haku i fukarenjve qe vidhni cdo dite. Cohuni o njerez dhe merrini mbare qe te zeje mend kushdo tjeter

  5. Shih ç’maskarallik bëhet, ja vënë fajin “halucinacioneve” të pacientit të shkretë, kur fajin e kane mjekët dhe ambienti mbytës që kanë krijuar brenda spitaleve. Pse nuk i lejoni telefonat brenda??!! Çfarë fshihni?? Çfarë tha pacienti ne telefon me personin tjetër? Ai tha: “Ketu nuk rrihet”!

    I shikoni pasojat mendore te kyçjes nga covidi?? E gjitha është e qëllimshme, te vdesin sa me shumë njerëz, që të justifikojnë masat shtrënguese diktatoriale.

    #Poshte-diktatura

  6. O ciu nuk te vjen e keqja prej meje. Budallai mund te jesh ti, por do ta kuptosh kur te ikesh per dhjam qeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *