• |
ide | kryesore

Zbulohet dokumenti që gati rrëzoi qeverinë e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



RTV Dukagjini ka publikuar versionin e parë të dokumentit që u është prezantuar palëve në Uashington dhe për të cilin pala kosovare pati tensione që gati çuan gati në prishje të koalicionit. Ky version i dokumentit rrezikoi koalicionin, por edhe komplet marrëveshjen.

Ishte ky version i parë i marrëveshjes që bëri të reagojë ashpër kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Aty shkruhej se “të dyja palët ndajnë Liqenin e Ujmanit/Gazivodes për furnizim me ujë dhe energji.”

Pas kundërshtimit të fortë të AAK-së kjo pikë u ndryshua, për tu zëvendësuar me “kryerjen e një studimi të fizibilitetit nga Departamenti për Energjinë i SHBA-ve”.



3 Comments

  1. Çudi si nuk ishin informuar dhe konsultuar me pare aktorët kryesor në Kosovë. Në linja të përgjithëshme pikat e marrveshjes diheshin me shumë se një vit më parë! Kosovës i duhet unifikim i qëndrueshëm brenda vetës që mos presin surpriza pasi gjërat bëhen fakt i kryer.

  2. Kosova eshte nje koloni e amerikes
    edhe amerika do i perdori kosovaret edhe me keq sesa zezaket e porto rikos
    kshu eshte kur te bejne dhurate lirine

  3. Lexoni tekstin me vemendje. Ashje nuk eshte ndrshuar pervec qe perfshihet fizibiliteti. Prape thuhet se te dyja vendet do e perdorin ujmanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *