• |
ide | kryesore

REAGIMET/ Marrëveshja Kosovë-Serbi, opozita shqiptare: Një hap i rëndësishëm

-Instant, Lajme, Të fundit



Edhe opozita shqiptare ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për lëvizjen e lirë të qytetarëve të dy vendeve. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e kanë mirëpritur lajmin.

Kryedemokrati e ka cilësuar marrëveshjen një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Berisha shkruan në rrjetet sociale se PD-ja mbështet Kosovën, teksa vlerëson kontributin e SHBA dhe BE për dialogun.

“Partia Demokratike ka mbështetur pa lekundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve. Me këtë rast, Partia Demokratike, duke vlerësuar lart kontributin e të deleguarve të veçantë per dialogun Kosovë-Serbi të BE dhe SHBA, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Eskobar, përshëndet arritjen e kësaj marrëveshje si një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe uron që mbi bazën e parimeve te barazisë dhe reciprocitetit, parime universale në marrëdhëniet midis vendeve, Kosova dhe Serbia të zgjidhin me sukses problemet e tjera të medha midis dy vendeve.

Vetëm nje Ballkan i vendeve sovrane dhe te barabarta do mund të jetë një rajon paqe, stabiliteti dhe integrohet i sigurtë në BE dhe NATO! Sb’- shkruan Berisha.

Ndërkohë Meta shkruan se Partia e Lirisë beson se vetëm nëpërmjet vijimit të dialogut mund të arrihet në një zgjidhje e qëndrueshme në thelb të së cilës duhet të qëndrojë njohja reciproke midis dy shteteve.

“I mirëpritur dhe pozitiv lajmi i dhënë sot nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell sipas të cilit “Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe’.

Partia e Lirisë beson se vetëm nëpërmjet vijimit të dialogut të lehtësuar nga BE dhe SHBA, si dhe respektimit të frymës dhe vlerave europiane mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet në një zgjidhje e qëndrueshme në thelb të së cilës duhet të qëndrojë njohja reciproke midis dy shteteve.”, deklaron Meta.



6 Comments

  1. Ore pa zgjidh ceshtjet e pronave dhe trashegimise se pronave te marra nga regjimi komunist, nje lesh me mut. Shteti eshte fiktiv, politika eshte fiktive. Nje shtwt qe nuk rrespekton kete te drejte qe eshte themelore shtet bythqir. Nuk njeh te drejtat dhe mundin e njerzve qe zvarriten lart e poshte se ska njeri qe ti jape zgjidhje. Vazhdoni me BE vazhdoni.

    1. Ne mbrojtje te status quo te gjithe. Njeri me nje rol tjetri me nje rol tjeter. Aman vec mos u zini thoshte ajo debilja nga berati

  2. “Berishës nuk i intereson fare se çfarë dëmesh ai i ka bërë Shqipërisë në këto 30 vjet. Berisha është prekur në sedrën e tij dhe kërkon që të paktën të faktorizohet.

    Ka shumë që thonë që e bën për të shpëtuar bizneset e familjes, por nuk e bën për këtë, madje bizneset nuk ia ka prekur njeri dhe dhëndri i tij vazhdon dhe ndërton në Tiranë.

  3. opinionet e Salih Shpelles dhe katunarit spiun te skraparit,Ilir Metaj nuk kane asnje vlere , jane te shumezuar me zero pasi te dy jane leter e djegur tashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *