• |
ide | kryesore

Rama la karrigen dhe u ul tek grupi parlamentar/ Ironizon Berisha: I ka hyrë lepuri në bark

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratikem Sali Berisha ka marrë fjalën e tij në Kuvend dhe ka thënë se kryeministri Edi Rama është i frikësuar, për çështjen McGonigal. Kryedemokrati theksoi se ka kryer krime të shëmtuara kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ai ka ironizuar kryeministrin për faktin se është ulur mes grupit parlamentar duke lënë karrigen e tij.

“Zotëri, zonja drejtuese e seancës, që në fillim më duhet të theksoj se skena e këtij parlamenti sot është më e veçanta në tërë historinë e tij. Aty ku është karrigia e kryeministrit, aty qëndron sot Charles McGonigal. Kurse ai që duhet të ishte aty, është ilizuiv. I ka hyrë lepuri në bark dhe ka frikë të tmerrshme nga ajo që i ka bërë vetes së tij. Atë se zë vendi i vetë, se ka kryer krime të shëmtuara, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai bëri mirë që nuk doli aty, se nuk ka si të paraqitet para shqiptareve me krimin e shëmtuar trans-atlantik. Ai sot, mirë është të sillni një barrelë këtu, sepse i ka rënë fuqia te këmbët.

Jam këtu për një seri pyetjesh. Janë 13, por dua që të jenë 130, të cilat duhet t’u përgjigjeni, Komisioni hetimor parlamentar. Pa marrë këto pyetje, Shqipëria do ketë kaos dhe vetëm kaos, i cili ka ulur në vendin e vetë tradhtarin e kombit amerikan.”, tha Berisha.

Ndërkohë teksa Berisha po fliste në foltore dhe është shprehur  “stop manipulimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA”, Rama dhe deputetët socialistë, kanë shpërthyer në të qeshura.



16 Comments

  1. Po si ore , si mund te jete ndryshe ?
    Po e the ti , e vertete eshte.
    Ah medet ku eshte katandisur opozita .
    O OPOZIKARE , nese doni te rrezoni Ramen , hiqni qafe Berishen. Kaq e thjesht eshte.
    Sa kohe te jete Berisha ne krye, ai do jete e keqja me e madhe, duke e nxjerre Ramen te keqen me te vogel.

  2. Juve te gjitheve u ka hyr lepuri se jeni te krimbur ne korrupsion. Ndersa ti je i vetmi i akuzuar boterisht me gjiht familje per korrupsion madhor.

  3. “stop manipulimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA” thot Berisha. Ca gallate, ky ben sikur nuk e di qe eshte non-grata. SHBA i ka then me koh hap krahun se nuk merremi me ty, ky akuzon te tjeret per manipulim mardheniesh kur SHBA nuk do te ket fare mardhenie me kete. Ca thiatro. Ik ore leshoje opoziten se po con uj ne mullirin e Rames.

  4. Sqarimi i aferes McGonigal do te sqaroje edhe keto “non grata” me dosje te derguara nga OJQ apo Tirana zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *