• |
ide | kryesore

Berisha: Në Shqipëri është vendosur sistemi i plotë monist me ndihmën e Soros

Arkiva



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se për herë të parë pas 31 viteve, në vendin tonë të gjitha pushtet janë në duart e një force politike dhe të njeriu të vetëm, duke zhdukur balancën e pushteteve. Sipas tij, Rama mbështet nga George Sorso, përmes të cilit ka vënë nën kontroll shoqërinë civile dhe sistemin e drejtësisë.

“Në Shqipëri vendoset monizmi i plotë. Pas zgjedhjes më 6 qershor 22 të presidentit Rama vendosi në funksion të tij edhe institucionin e plotë dhe vendos sistemi monist i plotë dhe u varros sistemi demokrat i bazuar në ndarjen e pushteteve. Në Shqipëri për herë të parë pas 31 viteve të gjitha pushtet janë në duart e një force politike dhe njeriu të vetëm. Kjo ndodh në çdo nivel të pushtetit ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, vendor dhe çdo institucion e agjenci shtetërore te pavarur. Sot si asnjëherë më parë pas rënies së regjimit komunist në pushtetin ekzekutiv çdo ministër e zv.ministër e drejtor është përfaqësues i një force të vetme politike. Njëlloj si në të shkuarën moniste të gjitha drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe të pavarura janë të zgjedhura vetëm nga PS. Kurrë nuk ka qenë një kontroll i tillë në Shqipëri. Të gjithë drejtuesit e delegacioneve parlamentare janë deputetë të PS dhe në raste të veçanta të Basha-opozitarëve.  Për shkak të bojkotit të opozitës në 2019 i gjithë pushteti vendor janë të PS. Sektorët ekonomikë zotërohen nga oligarkët e lidhur me qeverinë”, tha Berisha.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *