• |
ide | kryesore

“Pala tjetër gënjen dhe vjedh pa fund”/ Berisha: Këlliçi ka marrë flamurin e fushatës në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit
Berisha



Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në një takim me Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se mbështetja për të rinjtë është maksimal, pasi rinia është e ardhmja e një shoqërie dhe një kombi.

I ndalur tek zgjedhjet e 14 majit dhe fushata elektorale e Belind Këlliçit në Tiranë, ish-kryeministri tha se ai ka vendosur në errësirë totale rivalin e tij për Bashkinë e Tiranës. Po ashtu, Berisha ka deklaruar se Veliaj është fals gënjeshtar si dhe hajdut.

“Sot ne jemi në një fushatë elektorale. Kam shumë kënaqësi që një i ri, deri dje drejtues i forumit që na ka mbledhur sot këtu, garon për kryetar bashkie dhe ju konstatoni, se si Belind Këlliçi ka arritur të marrë, të dominojë dhe të marrë flamurin e fushatës në Shqipëri, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shqipëri.

Ju konstatoni se si ky i ri me të rinjtë dhe qytetarët në njërën anë, ka vendosur në pothuajse në errësirë rivalin e tij. Ai ka dashur vetë, është sot simbol i tre veseve kryesore, i falsit. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa të jesh i ri dhe fals. Ai në fakt i ri nuk është, ai ka djegur rininë e tij me falsitet se tani është moshë tjetër.

I gënjeshtrës, ku një njeri që nis një fjali dhe në qoftëse në dy fjalët e para ka një të vërtetë, do ti mbulojë me një gënjeshtër në dy fjalët e dyta. Dhe e treta, i vjedhjes dhe korrupsionit. Nuk e ka për asgjë, të dalë para kamerave, para shqiptarëve, kam mbjellë 1 milionë pemë. Pse ka vjedhë, ka vjedhë çmimin e 1 milionë pemëve, nuk e ka për gjë fare. Ka ndërtuar 40 shkolla dhe numëron shkolla të ndërtuar edhe 60 vite më parë. Tirana ka 17 orë ujë, në një kohë kur Tirana është përkeqësuar furnizimi me ujë nën drejtimin e tij. Pra u desh të dalë në arenë një i ri me vlera që të ndërgjegjësojë qytetarët e Tiranës për të gjithë. Këta i thonë demagogji, por nuk është demagogji, është falsitet fund e krye. Gënjeshtër fund e krye dhe vjedhje fund e krye,” tha Berisha.



7 Comments

  1. Edhe vete Berisha nuk e beson vehteveten.
    Simboli i te gjithe te keqijave eshte ky Berishe.
    Rames i lumte qe ka nje rival familjarisht te diskredituar.
    Oh kur kujtoj 1997 me dridhet mishi.
    Kurre me -tha korbi.

  2. Berisha shpërbleu me post drejtori Haki Hoxhën, i kallëzuar për vrasjen e 4 vëllezërve Haklaj! Pjesë e grupit edhe Lumneshi, transaksione me Shkëlzenin

  3. KJO SHTATESHE IDIOT, BANAL KOMENTUESISH JANE PATLLAKJA RAMES ME LAPS, TEK LAPSI .DUKE MOS PATUR ARGUMENTIN, LLOGJIKEN E ARESYEN PER TA KUNDERSHTUAR BERISHEN ME FAKTE, KETA SHPREHEN PERDITE PO THUAJ , ME TE NJEJTIN SHKRIM, E FJALE OFENDUESE, SEPSE NE CDO ARGUMENT, APO DENONCI. TE BERISHES KETAQENER LEHES TE STSNIT RILINDES, SHPREHEN ME URREJTJE E METAFORA FYESE. SOT, NE KETE KOHE KUR KY PUSHTET ESHTE DISKRETITUAR NGA VENDET ALEATE, KUR KETIJ HAJNI, KM, I DOLI BOJA E KALLAI PER VEPRIME ANTI KUSHTETUESE E KOMPLOTUESE PER FITIME PERSONALE POLITIKE, DISKRETITOI NJE PUSHTET. JU, ZAGARE, ULERITES SI UJQER TE URITUR, SEPSE JENI MAMUTHE QE SNGOPENI ASNJEHERE, E ANDAJ E DO PUSHTETIN KAPO BANDA TUAJ ME TE TERE JULUKUNIJA NDJEKESE, DONI TE VIDHNI, E TE NENSHTRONI KETE POPULL ME FORMAT ME OBSKURANTE . JU PRA JENI EDHE ME TE POSHTER E TE RREZIKSHEM SE PUSHTUESIT. ME DREJTESI E DEMOKRACI KESHTU SI E KA KAPUR PUSHTETIN KY DIKTATOR ME FALANGET E VJETER E TRASHEGIMTARE, ZOR SE LARGOHEN, DO VIJE PUNA E KOHA QE NJE REVOLUCION KOMBETAR, E JO VETEM NE SHQIPERI TE ORGANIZOHET E VEPROHET PER LARGIMIN E ZHDUKJEN E KESAJ FARE HELMI QE KA79 VJT QE SUNDON NE KETE VEND.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *