• |
ide | kryesore

Berisha falenderon protestuesit: Beteja nuk ndalet deri në përmbysjen e sistemit monist

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka faleneruar pjesëmarrësit në protestën 12 nëntorit.

Ai tha se beteja nuk ndalet deri në përmbysjen e sistemit monist, teksa shtoi se protesta dha një mesazh shprese, besimi dhe fitoreje.

Berisha: Sot jam para jush për të shprehur falenderimet më të përzemrta, mirënjohjen më të pakufishme për ata qindra mijëra burra, gra, djem dhe vajza nga Tirana, por dhe të katër anët e Shqipërisë, nga emigracioni dhe diaspora që me praninë e tyre në protestën më madhështore, më të fuqishme që Tirana ka njohur në tërë historinë e saj, firmosën aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar, inauguruan fillimin e një beteje e cila nuk ndalet më gjer në përmbysjen e sistemit monist, derisa shqiptarët të votojnë të lirë, njëlloj si qytetarët europianë, derisa shqiptarët të mos vidhen në mënyrë të tmerrshme nga një qeveri që s’ka ligj as moral me në krye Edi Ramën, derisa shqiptarët të mos varfërohen dhe mjerohen nga muaji në muaj.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, protesta e 12 nëntorit ishte zenith e protestave krahasuar me numrin e popullatës e protestave në botë. Ajo dridhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, vjedhjen e fondeve publike, vjedhjen e pasurive publike nga Edi Rama, në frikën shantazhin, drogën dhe krimin.

Ai ishte mesazhi më i shkëlqyer që qeytarët fisnike të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë u dërguan shqiptarëve kudo që janë. Ata u dërguan atyre mesazhin e shpresës, besimit, fitores.

Por njëkohësisht, protestuesit u treguan kancelarive të Europës dhe botës se krahas një shteti të instaluara në Shqipëqri, krahas moniszmit ekziston edhe një popull i tërë i ngritur në këmbë, për ta hedhur në Lanë, për ta përmbysur këtë regjim.



12 Comments

  1. Beteja nuk ndalet!!! 😂🤣😅

    Basha 2.0!!! 😂🤣😅

    Hoqi si gore Bashen, per te qene si Basha! 😂🤣😅

  2. ta lëmë non gratën të vazhdojë këngën e vet përçarëse në vetmi, sepse ashtu si liria ka emra dhe mban ato të udhëhqjes çlirimtare të Kosovës edhe tradhëtia ka emër.

    Dhe mban atë të Sali Berishës.

  3. Nuk hiqet rama me shetitje bulevardi o sali, sidomos me kete popull qe eshte shumica si palikari, dele pa tru

  4. Tani qe tregove mbeshtetjen, vazhdo doktor. Keta kriminele te Shqiperise nuk duhet te vazhdojne te vjedhin..

  5. A ti je rrot kari o dordolec Vucidoli Ti dhe vet e di qe do i rruash karin Edi Rames dhe kurre nuk do vish ne pushtet se te urrejne shqiptaret

  6. Komunist. Keta qe te vijne nga mbrapa jane komunist si ty apo demokrate? Komunista duhet te jene se demokratet e vertet i ka zene turpi prej teje. Sa per mitingun e te shtunes kaq njerez solli edhe Basha pra nuk eshte se ke bere ndonje ndryshim.

  7. VOA: Dhunohet gazetari që publikoi shkrime për Metën dhe Berishën,vetem lapsi i bushatit dhe syri i qimit nuk shkruajne asnje fjale per gazetarin Doci qe u sulmua diten e protestes qe spiunet salih metaj zhvilluan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *