• |
ide | kryesore

“Buxheti i 2022 do të mbetet në histori”/ Berisha: Keni grabitur 122 mld për 9 muaj

-Instant, Lajme, Të fundit
Berisha, Keni grabitur 122 mld për 9 muaj



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot nga foltorja e Kuvendit se buxheti i qeverisë për vitin 2022 do të mbetet në histori si një ndër pushtetet me vjedhjet më të mëdha të kryera nga qeveria në pushtet. Berisha tha se qeveria ka vjedhur nga buxheti 122 miliardë lekë, 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Shqipëri, ndërsa tha se në tetë vite qeveria ka zhvilluar mbi 280 tendera sekretë.

Berisha: Sot diskutohet këtu për buxhetin e viti 2022. Çfarë ishte ky buxhet sipas të dhënave zyrtare? Ishte buxheti i vjedhjes se 122 miliardë lekëve nga këta që nxijnë prapa shinës sime. Shifër që del nga institucioni zyrtar kushtetues. Keni vjedhur 122 miliardë lekë, 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Shqipëri. Më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri të marra së bashku. Në tetë vitë janë zhvilluar 280 tendera sekretë për të vjedhur. 30% të tenderave ia keni dhënë atij që keni dasht pa garë. Buxheti i 2022 do mbetet në histori si buxheti me vjeddjet më të mëdha.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *