• |
ide | kryesore

Duke qarë dhe në gjendje të rëndë psikologjike, Mihal Kokëdhima rrëfen për herë të parë ngjarjen e bujshme me turistët e huaj: Unë u mbrojta (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mihal Kokëdhima u bë i famshëm në Shqipëri, pasi sulmoi disa turistë nga Spanja, duke hipur mbi kofanon e një makine, pas një konflikti për disa peshq të porositur.

“Ka ndodhur ajo që shihni në video. Donin të largoheshin pa paguar, Shoferi më kapi nga fyti. Kur vura dorën për tu mbrojtur ata godisnin dorën time. Ç’kërkonte gjithë qeveria mbi mua? Çfarë bëra une? Se ku e gjetën atë urrejtje pastaj. Më shkatërruan lokalin. Më shkatërruan pemët. Okay jam pa leje po jam në vendin tim 1 mijë vjet. Nuk ia zura njeriu“, – thotë Kokëdhima.

Jo vetëm kaq, pasi këtë vit, Mihal Kokëdhima shau dhe ofendoi disa turistë të tjerë, pasi ishin futur tek tokat e tij, në plazhet e Himarës.

“Unë e rrethova pronën time, edhe në dijeni të policisë. Kur isha në qeli ishin futur të gjithë. Unë isha këtu, e ju them ku shkoni, e ata më rrinin e më shikonin. I pyesja se çfarë donin, e ju thosha shkoni mbrapa se do më shkatërronin gardhin. Ata u larguan duke sharë e shava edhe unë. Edhe unë kam ndjenja. Jam i rrënuar psikologjikisht. Po të më thoshte më fal do të ngrija duart, por ata shanë. Erdhi policia të nesërmen dhe më pyeti se çfarë ndodhi, thashë s’kam gjë. Shkatërrova veten time në radhë të parë. Ata ta shqyejnë gardhin e unë do ta rregulloj vazhdimisht derisa të vinë ditë të bukura edhe për ne, këto fjalë janë të sinqerta. I dua të gjithë, i dua njerëzit”, – shprehet Mihal Kokëdhima.



9 Comments

  1. Kur te dua per interes je gjithcka, Je perendia vete por kur nuk me duhesh me te shkel me kembe ne mos edhe me keq.

  2. Sinqerisht jam e shqetesuar prandaj mallengjehem per kete njeri , pasi cdo fund jave e kaloja te hoteli i ketij, rreze shkembit dhe buze detit

  3. Ky kishte zene gjithe plazhit, kush shkonte per kontroll i zinte me dru, gatuhej me pis se ne hale..Tani po ben si “i virgjer”..Vjen ndot!

  4. Fiks qen, po pse te vari njeri me zor the xhami i makines per nje ore? Po pse gjithe ato njerez e turista qe kane deshmuar ne vazhdimesi matrapazlleqet e tua genjejne? Pa leje ishe to aty nje mij vjet? hajde lope qe je. te ka zene rrota bishtin dhe gjasme qan.

  5. Turp e skandal qe ne vend qe te qendroje ne burg ky monster lihet i lire! Ca lesh prone ka ky ne ate vend, dy shkembinj dhe nje rrip rere mbi det!? Ca shteti eshte ky qe i lejon keta shpellare te zaptojne hapesira publike!? Ca lesh elite ekonomike kemi ne, qe lejon menaxhimin e aseteve strategjike sic eshte turizmi per ne nga kjo kategori shtazarake!?

    1. Ky mund ta ket pronen te tijen, por ska komunikim per te ber biznes.
      Klienti eshte mbret e qe ta mbash duhet te dish si te sillesh.

  6. Kafshe si ty Albanistani ka 90% te popullsise, te pakten ti je i famshem. Ke akoma te behesh njeri! p.s. ky artikull me kujtoi kur qeshje ne gjyq. Suksese o pellazg qeparoi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *