• |
ide | kryesore

Nations League/ Itali-Hollandë eklipson gjithë futbollin e kontinentit: ja ndeshjet e sotme

-Instant, Sport



Një tjetër mbrëmje me emocione të mëdha e futboll të madh në Nations League. Kështu, në kohën kur presim përplasjen e Shqipërisë në Air Albania kundër Lituanisë (ora 20.45), i gjithë kontinenti është përfshirë nga ethet e Itali-Hollandë, për Grupin A1. Kondicioni fizik jo shumë i mirë e detyron Roberto Mancinin të rreshtojë një skuadër ndryshe nga ajoqë u pa kundër Bosnje-Hercegovinë. Ndeshja e mbrëmjes kundër Hollandës duhet të jetë rasti për ndryshim, ashtu si është shprehur tekniku Mancini, drejt kthjelltësisë dhe fluiditetit të lojës.

Jo vetëm kaq sepse Italia kërkon tre pikët për kualifikimin. Hapi fals kundër Bosnjes e bën detyrim fitoren kundër Hollandës, si e vetmja mënyrë për të shkuar në Final Four 2021. Në mbrojtje, pas gafës së stafit, do të jetë Chiellini në krah të Bonucci, i sigurtë Spinazzola në të majtë ndërsa në krahun tjetër balotazhi D’Ambrosio-Di Lorenzo. Në mesfushë, Sensi ka gati pankinën, ndërsa duhet të rikonfirmohet Barella e Pellegrini: me Jorginho në regji, nuk përjashtohet një shans për Zaniolo ose Locatelli. Në sulm shans për Kean, ndërsa Immobile gjen fanellën e titullarit, i favorizuar ndaj Belotti.

Probleme difensive për Hollandën që duhet të heqë dorë nga dy “italianë” si De Ligt e De Vrij, të dëmtuar. Kështu, konfirmohet Veltman me Van Dijk ashtu si kundër Polonisë, shans për Dumfries në të djathtë. Në 4-3-3, Lodeëeges kalon në mesfushë Van de Beek-De Jong-Wijnaldum ndërsa përpara duken të sigurtë Promes e Depay, me Luuk de Jong favorit në qendër të sulmit.

NDESHJET E MBRËMJES NË NATIONS LEAGUE

UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 1
20:45 Bosnia and Herzegovina ? – ? Poland
20:45 Netherlands ? – ? Italy
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 1
20:45 Austria ? – ? Romania
20:45 Northern Ireland ? – ? Norway
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 2
20:45 Czech Republic ? – ? Scotland
20:45 Israel ? – ? Slovakia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 4
16:00 Kazakhstan ? – ? Belarus
20:45 Albania ? – ? Lithuania



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *