• |
ide | kryesore

Parlamenti nis sesionin e ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kuvendi ka nisur sot sesionin e ri parlamentar, duke i hapur kështu rrugë edhe aktivitetit politik. Që në nisje të seancës, në sallën e Kuvendit u vendos Himni kombëtar, ndërsa deputetët u ngritën në këmbë dhe kënduan vargjet e këngës simbol të shqiptarëve.

Për shkak të koronavirusit, distancimi social do të jetë pjesë e pandashme e seancave plenare, ku do të zbatohet protokolli me masat e sigurisë.

Rendi i ditës i seancës plenare është: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 29.07.2020 dhe 30.07.2020;
Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim; Miratimi/Njoftimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2020; Miratimi/Njoftimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7-25 shtator 2020.



3 Comments

  1. HYMNI I KLASES SONE POLITIKE

    Rrreth korrupsionit te perbashkuar
    Me nje deshire ,me nje qellim
    Me cdo mjet per tu pasuruar
    Ne kurriz te popullit pa dallim.

    Te majte e te djathte eshte vetem loja
    Sa per tu hedhur syve hi
    Ndryshimi mes nesh eshte vetem boja
    Dikush eshte blu e dikush mavi.

    Dhe per keto ngjyra djalli na mori
    Duke u zene duke u share
    Por kur vjen puna tek korrupsioni
    te gjithe nje jemi e te pandare.

    Bashke i kemi plazhet dhe vilat
    Bashke i ndajme pasurite
    Por kur vjen puna per ato ngjyrat
    njeri tjetrit i “njzjerrim syte”

    Dhe mos mendoni se jemi lodhur
    Duke u vjedhur ju qe na votoni
    Babezia jone nuk ka te ngopur
    Ndaj rrofshin ngjyrat dhe korrupsioni.

  2. 1989 Minister i Brendshem i regjimit te Dulles. Pas 31 vitesh, 2020, akoma Kryetar Parlamenti i Shqiperise “pluraliste”. Jo se mos ju rren menja se e kemi rrezuar diktaturen e bllokun…….
    Vazhdoni votoni per kete surratin e nevrikarur qe ben sikur i kane honger buken:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *