• |
ide | kryesore

Policia Rrugore e Lezhës shton kontrollet, vendosen qindra masa administrative ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit

Lajme, Të fundit



14 persona janë arrestuar nga policia e Lezhës, ndërsa 8 të tjerë janë proceduar penalisht pas disa akuzave për vepra penale. Kjo, pasi policia Rrugore e Lezhës ka shtuar grupet e kontrollit për të ndëshkuar drejtuesit që ngasin automjetet në mënyrë të parregullt.

40 leje drejtimi janë tërhequr si dhe janë vendosur 418 masa administrative, 183 për tejkalim shpejtësie dhe 235 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

 

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë edhe 18 shtetas pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet e tyre, të papajisur me leje drejtimi.

Janë arrestuar nga Policia shtetasit:

•L. P., H. B., K. G., P. K., G. P., Gj. D., M. M., A. M., P. C., Ç. T., Gj. M., Gj. Z., B. N., E. Gj., banues në Lezhë, Kurbin dhe Shkodër.

8 drejtues mjetesh u proceduan penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *