• |
ide | kryesore

Tonali tek Milan, fat i shkruar në fëmijëri: “Faji i përrallave”

-Instant, Sport



“Faji i përrallave”: kështu Sandro Tonali ka shkruar në Instagram duke “zyrtarizuar” kalimin e tij tek Milan. Fjalë që janë shoqëruar nga një foto të tij kur ishte fëmijë e mbante veshur fanellën kuqezi, ai që dashurinë për Milan nuk e ka fshehur kurrë. Një mesazh public në mes të natës: nuk është një ëndërr, por është gjithcka e vërtetë.

Tonali ka mbërritur herët në mëngjes (8:50) në klinikën La Madonnina për vizitat mjekësore ku e kanë në hyrje e kanë pritur shumë tifozë, të ekzaltuar nga ardhja e mesfushorit të ri italian.

Tonali vjen në Milano në huazim nga Brescia për 10 milionë euro, me të drejtën e blerjes të fiksuar në 25 plùs 10 të tjerë bonus, që do të ushtrohet me arritjen e objektivave të përcaktuar e numër prezencash, plus 10% nga shitja e ardhshme e mundshme. Tonali do të lidhet me Milan deri në qershor 2025, duke nënshkruar një 5 vjecare prej 2 milionë në vit, plus disa bonus për rezultate e përfaqësime individuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *