• |
ide | kryesore

Trondit Beckenbauer: “Mendoj shpesh për vdekjen e lutem, koha është e limituar”

-Instant, Sport



Vite të vështira, për shumë motive. Franz Beckenbauer publikisht shfaqet më pak se më parë. Në korrik 2015 i vdiq i biri Stephan, që humbi jetën nga një tumor në tru. Kaiseri, për më tepër, ishte në mes të polemikave që lidheshin me dorëzimin (Gjermanisë) të Botërorit 2006 e iu desh të përballonte disa operacione. Motive për të cilat, pak ditë nga ditëlindja e 75 (ka lindur në 11 shtator), ka pranuar se i ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit të ditëve: “Ditëlindja e 50 nuk më bëri asnjë efekt, e 70-a aspak – ka shpjeguar për Bild –. Tani që jam 75 vjec e për herë të parë kam nisur të mendoj vdekjen. Shoh fundin. Shpresoj që Zoti të më japë ende shumë vite, por në këtë moshë nuk i duhet kurrë. Kupton që koha është e limituar. E kjo të bën të reflektosh”.

Mendimi është, por Kaiser thekson se nuk ka frikë nga e ardhmja: “Përse duhet të shqetësohem për dicka që nuk mund ta ndryshoj? E di që do të ndodhë, do të vdes. Vetëm se në këtë moshë e mendon më shumë se më parë. Nuk shkoj më shpesh në kishë por lutem rregullisht. Falenderoj për jetën e bukur që pata. Besoj është e drejtë ta falenderoj cdo ditë”.

Beckenbauer ka pranuar se ka ndryshuar edhe stilin e jetës: “Gjërat që ndodhën vitet e fundit, operacioni që pësova, historia e Botërorit 2006, më kanë goditur. Nga operacioni në zemër nuk pi më alkool. Një herë provova të pi e pas pak më nisi aritmia. Për këtë tani e mbaj larg, mund të jetohet edhe kështu. Shkoj shopesh në pishinë, eci në ujë, më pëlqen”. Gjëra të rëndësishme për të gjetur një ekuilibër të ri. E nevojshme, pas viteve të vështirë që Beckenbauer ka kaluar.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *