• |
ide | kryesore

Berisha kundër Ramës: Nuk duhej t’i kishte pranuar “12 miljet” e Greqisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha thekson se në marrëveshjen e vitit 2009 me Greqinë, LSI-ja ka qenë në opozitë, duke hedhur kështu poshtë akuzat e drejtuesit të qeverisë aktuale, Edi Rama.

Në lidhje për “Opinion”, Berisha tha se deklaratat e kryeministrit greke për zgjerimin me 12 milje në det nuk duhet të pranoheshin nga Shqipëria.

“Së pari, në marrëveshjen e vitit 2009, LSI ka qenë në opozitë. Ai ishte para jush si kryeministri i dajres dhe kazanit. Mashtroi për të mos përdorur atë fjalën e asaj të shëndoshës. Autoritetet greke kanë njoftuar edhe opozitën edhe mazhorancën që do të ketë një deklaratë të tillë nga kryeministri grek. Ai plotëson Shqipëria këto kushte? Nuk i plotëson! Ky është akti tjetër i paturpësisë dhe tradhtisë. Ai foli për Shqipërinë dhe Italinë që janë vende kufitare në detin Jon! Këtë mund ta thotë Sllovenia dhe Kroacia që nuk janë pjesë e Jonit, por nuk mund ta thotë kurrë Shqipëria që është pjesë e detit Jon.

Për çfarë arsye e mohon Zoografi Bis që nuk e prek Shqipërinë? Ai tha se zgjerimi nuk e prek Shqipërinë, por zgjerimi prek plotësisht Shqipërinë. Është e vërtetë që nuk ka marrëveshje, por është e vërtetë absolute në proces marrëveshjeje. Ne kemi të drejtë të themi që e bëtë këtë duke ndryshuar rregullat në mes të lojës, pasi ne jemi në proces marrëveshjeje. Në këtë mënyrë i jep avantazh absolut Greqisë, e cila nesër thotë në Gjykatën Ndërkombëtare thotë se kryeministri i atij vendi që kemi marrëveshje.

Unë absolutisht nuk do ta njihja. Kjo nuk mund të pranohet nga pala shqiptare sepse terreni është i pakrahasueshëm me atë Greqi-Itali, së dyti kemi një proces marrëveshje, së treti urdhëroni të ulemi të zgjidhim problemin”



9 Comments

  1. Skenari Berisha-Meta që nxjerr me “këpucë të kuqe” Lulzim Bashën: Njëri president, tjetri kryeministër e ministër i Brendshëm, kreu i PD “ngrohet në diell”

  2. Rama flet për “Detin”: Meta, Berisha e Basha janë në grupin e “peshkatarëve”, ata shitën me firmë e me vulë! Pastaj ua skuq Monika peshkun

    1. Se ka gjet idiot gjithmon. Ka ber lloj lloj menxyrash dhe jua hedh te tjerve.
      Eshte njeri I pa turp I pa cip.
      Asnjeher nuk ka pranuar fajin.

  3. Shiko intriganti dhe njeriu me shpirt te zi si ben teater. Thote qe Rama nuk duhet ti pranonte 12 miljet e Greqise. O njeri qe vendin e ke ne ferr , Shtrirja me 12 milje ( aty ku eshte e mundur , pra largesia midis 2 brigjeve eshte me e madhe se 24 milje) eshte nje e drejte sovrane e cdo vendi .
    Kete te drejte sovrane e kemi aplikuar dhe ne qe ne 1990.
    Juridikisht nuk ke asnje argument apo arsye ta kundershtosh.
    Por vellai i djalllit dhe i biri i shejtanit vazhdon ti shpelaje dhe te hedhi helm te zi ne mendjet e truthareve , sot e 30 vite.
    Ti duhesh kryqezuar si ne kohen e inkuizicionit.

  4. 1. Nqs shqiperia ka aplikuar te drejten e 12 miljeve, pse sduhet ta aplikoje kete te drejte dhe greqia.
    2. Edhe Berisha e di mire se cdo te thote e drejta e 12 miljeve e qe ajo nuk aplikohet aty ku jan me pak se 24 milje distance si psh mes korfuzit e sarandes, por vazhdon me demagogjine e tij.
    3. Si perfundim e drejta e 12 miljeve nuk aplikohet aty ku ska hapesire detare se do e kishim grekun ne Delvine po shtrihet ne det te hapur ashtu sic ben dhe shqiperi

  5. Mos u cudisni aspak me poshtersite, ndyresite dhe krimet e Saliut, i biri i Sheqres dhe Karaxhicit, por me ate tufe idiotesh dhe zagaresh qe e perkrahin.

  6. Komentet me te shumta vetem nga ‘i Paemer’ jane bere. Qysh kur i ‘vret’ kaq shume per Greqine?!
    Ne fakt shprehja ne shqip ‘tu shofte emri’ eshte shume e rende dhe ndjell…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *