• |
ide | kryesore

Halili i plotëson dëshirën Egbo: mbërrin tek Tirana Isaac Gyamfi

-Instant, F1, Sport



Përforcim në mesfushë kishte kërkuar tekniku Emmanuel Egbo e pikërisht një mesfushor i ka sjellë në skuadër presidenti Refik Halili. Bëhet fjalë për ganezin Isaac Gyamfi, afrimin e të cilit e ka konfirmuar vetën klubi Tirana në faqen zyrtare. “Mesfushori qëndror ka arritur dakordësinë me presidentin Halili dhe është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri”.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës 20 vjeçari do të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo duke u stërvitur bashkë me skuadrën. Gyamfi, që ka qenë pjesë e U17 të Ganës, sezonin e fundit ka luajtur me Accra Great Olympics, për të cilët ka zhvilluar 9 ndeshje, në të cilat ka dhënë një asist. Tirana e ka zgjedhur si një lojtar të prespektivës, që mund ti japë më shumë dinamizëm mesfushës.

https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2678748769047895



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *