• |
ide | kryesore

Interpol Tirana ekstradon nga Italia dy të kërkuarit

Lajme, Të fundit
kërkim



Interpol Tirana në sajë të bashkëpunimit me Interpol Roma kanë ekstraduar nga Italia 2 shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi Juljan Dama, 31-vjeç është ekstraduar nga Milano drejt Shqipërisë.

Dama është dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Interpol Romën, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë edhe shtetasi shqiptar G. D. (Z.), 43 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Prej bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i këtyre shtetasve nga Italia drejt vendit tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *