• |
ide | kryesore

Mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë, pas zjarreve që shkrumbuan kampin më të madh të refugjatëve në Greqi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një mizëri azilkërkues kanë mbetur të pastrehë si pasojë e zjarreve që shpërthyen në kampin e refugjatëve, në ishullin grek të Lesvos. Zjarret shkatërruese kanë lënë mbi 12,000 njerëz në qiell të hapur pasi flakët shkrumbuan gjithë territorin, së bashku me ato pak pasuri që ata kishin në zotërim.

Sipas të dhënave të qeverisë greke, kampi më madh të migrantëve në Evropë është i mbipopulluar, duke mbajtur shumë herë më tepër individë se kapaciteti prej 2,757 personash. Kryetarja e zyrës së Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara në Lesvos, Astrid Castelein e përshkroi incidentin si një nga më të këqijtë që ajo ka parë në shumë vjet, teksa detajoi shkallën e lartë të dëmit.

” Që nga viti 2016, kur kam nisur të punoj këtu, ky është incidenti më i keq i zjarrit që kam parë ndonjëherë, pasi të gjithë kontenierët, zonat e punës, pjesët e ndara për të miturit, azilkërkuesit dhe refugjatët janë dëmtuar në të gjithë kampin e Mori-së,” tha Castelein.

Sipas Ministrisë së Migracionit dhe Azilit të Greqisë, tre anije të mëdha kanë  vendosur të lundrojnë për në ishull, këtë të enjte, për të strehuar përkohësisht rreth 10,000 refugjatë, ndërsa 3,500 njerëz të tjerë të prekur nga zjarri do të vendosen në çadra të përkohshme. Përveç zhvendosjes, përhapja e mundshme e COVID-19 është gjithashtu një shqetësim i madh, pasi rasti i parë në Moria u zbulua një javë më parë. Para zjarrit, 35 refugjatë në kamp kishin rezultuar pozitivë për virusin dhe ishin vendosur nën karantinë. Evakuimi i shpejtë gjatë zjarreve ka bërë që autoritetet të kenë humbur gjurmët e disa prej pacientëve të prekur.



2 Comments

  1. Mos ia qani hallin se ja u kane bere gati shqiperine, nderkohe shqipetaret jane te paret per azil neper europe. Per çudi plani i soros vetem me shqiperine rezultoi i sukseseshem. Na paska studjuar mire shoqeria e shqyer.

  2. Le te kthehen ne vendet e tyre! Ata nuk vijne per azil por per te islamizuar europen! Kete e pati thene edhe Kedafi, fjalae e cila i hengri koken!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *