• |
ide | kryesore

Superioria shtyhet pa afat: KE pranon kërkesën e Ligës së Futbollit

-Instant, F1, Sport



Ashtu si cdo vit, nuk mund të bënte diferencë ky sezon i futbollit, vetëm se këtë herë me kërkesën për shtyrjen e kampionatit që ka ardhur nga Liga e Futbollit dhe jo si mundësi për klubet për të likuiduar detyrimet. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar përmes një vendimi qarkullues kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e kampionatit të Kategorisë Superiore 2020/2021 për një afat të pacaktuar.

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të sezonit futbollistik 2020/2021 me afat të pacaktuar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – shkruhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Kjo kërkesë e anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit vjen si pasojë e mungesës së një reagimi nga Qeveria shqiptare për kërkeasat e paraqitura nga Liga nëpërmjet letrës dërguar më datë 10.08.2020 Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë që vendimi për bojkotimin e Kategorisë Superiore u mor në unanimitet gjatë mbledhjen e Anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit të datës 05/09/2020.

Më poshtë edhe kërkesa e Ligës Profesioniste të Futbollit drejtuar KE-së së FSHF:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *