• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohet sekreti i formës fizike të CR7: është një ‘chef’ italian

-Instant, Sport



Pas formës së jashtëzakonshme fizike të Cristiano Ronaldos, e muskujve të tij të skalitur, nuk është vetëm shumë stërvitje, por edhe, natyrisht, një dietë e përpiktë. Prej disa muajsh, në këtë pikë po i jep një dorë me ushqimin Giorgio Barone, një chef që në të kaluarën ka ndjekur yje të tjerë të futbollit (mes të cilëve Alberto Aquilani , Massimo Ambrosini e Kevin-Prince Boateng) e tani bën pjesë në stafin personal të CR7. E shoqëron në udhëtimet e tij e gatuan për të e familjen e tij pjatat e përzgjedhura.

Chef Barone, sard nga lindja por qytetar i botës për profesion, është vecanërisht i vlerësuar nga sportistët jo vetëm për aftësitë e tij kulinare, por edhe për mënyrën diskrete me të cilën lëviz e me të cilën kryen punën për persona të kalibrit të Cristianos.

Ashtu si ka zbuluar ‘Marca’, pavarësisht se nuk është një kuzhinier në qendër të vëmendjes, në periudhën e fundit ai është parë disa herë në Torino, në shtëpinë e portugezit, dhe gjithashtu në jahtin e tij. Ata që e njohin, vlerësojnë klasin e tij në kuzhinë dhe vëmendjen e madhe në përzgjedhjen e lëndëve të para, gjithmonë bazuar në nevojat e klientëve të tij.



1 Comment

  1. Po me pare si ia bente per te ngrene Rolando i shkrete, kur nuk e kish gjetur akoma kete italianin! Nuk ishte ne forme????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *