• |
ide | kryesore

Obanor dëmtimi mister: lojtari kërkon të largohet nga Kukësi

-Instant, Sport



Një javë nga përplasja shumë e rëndësishme kundër Ëolsburg për raundin e dytë të Europa League, Erhun Obanor mban në ankth Kukësin. Qendërmbrojtësi nigerian, një nga emrat më të rëndësishëm të prapavijës së Bluve, nuk është stërvitur në javën e fundit më skuadrën. Zyrtarisht bëhet fjalë për një dëmtim muskular në kofshën e djathtë, që e pengon 25 vjecarin të zbresë në fushë, por nga ajo që filtron nga brenda klubit mund të jetë edhe një mënyrë e lojtarit për të treguar dëshirën për një eksperiencë tjetër.

Sido të jetë rasti, është një humbje e madhe për Skënder Gegën, në vigjilje të sfidës me gjermanët, duke qenë se Obanor ka treguar forcë e saktësi në qendër të mbrojtjes së Kukësit në sezonin që u mbyll një muaj më parë. Tekniku, që vazhdon të stërvisë skuadrën në Librazhd, ka menduar edhe alternativën, që duke parë seancat e fundit stërvitore duhet të jetë Bruno Lulaj. Lojtari është provuar edhe herë të tjera në qendër të mbrojtjes, duke dhënë garanci. Në fakt, për ndeshjen e 17 shtatorit, Gega ka në plan të përdorë të njëjtin formacion që e nxorri fitues kundër Slavias së Sofias në raundin e parë, me ndonjë ndryshim të vogël.

Kështu, me shumë mundësi mund të debutojë Besir Demiri, shqiptaro-maqedonasi i mesfushës, ndërkohë që në dyshim mbetet Musolli. Ndeshja me gjermanët është një lloj përballje si ajo e Davidit me Goliathin, duke parë diferencat e mëdha në financa e kualitet, por tek Kukësi kërkojnë ta provojnë deri në fund: futbolli ndaj është i bukur… nuk fiton gjithnjë më i forti .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *