Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen në ish-Bllok, ngjarje kjo e ndodhur në tetor 2018, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. I përfshirë në këtë ngjarje, biznesmeni Ervis Martinaj do të merret i pandehur për katër vepra penale.
Kështu, Martinaj akuzohet për “Krijim kushtesh për të kryer vrasjen”, “Fshehje e të ardhurave”, “Falsifikim pasaportash”. Martinaj akuzohet edhe “për organizim të palejuar të lojërave të fatit”.
Dosja brenda 10 ditësh shkon në gjykatë ku do të vendoset edhe fati i Martinajt, një personazh ky mjaft i njohur për drejtësinë, pasi është akuzuar edhe për vrasjen në Linzë, disa vite më parë.
Kujtojmë se në ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Fabian Gaxhaj. Përplasja me armë ndodhi mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës. Komandoja Mervjol Bilo hapi zjarr duke vrarë Gaxhën, truprojën e Ervis Martinajt, plagosi këtë të fundit dhe kushëririn e tij, Eljo Hato.
Mervjol Bilo vijon të jetë në kërkim nga policia, ndërsa Ervin Mata është liruar nga akuzat.
Ervin Mata eshte liruar sepse babi eshte shok me ramen
Edhe hajde denoje ervis Martinajn. Pra dhe ervis do dale, te gjithe rrugeve , presim dhe dritan Dajtin
Po ai Redi Popescu ishte i papare me ate emer. elbansalli nga Bukureshti 😀
Lejlen e q*n Shullazi…