• |
ide | kryesore

Sara Khan infektohet me Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja indiane Sara Khan e njohur për rolin e “Sadnës” në serialin “Bidaai”, ka treguar së fundmi se ka rezultuar pozitive me coronavirus.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Sara ka bërë të ditur se është infektuar me Covid-19 dhe se është karantinuar në shtëpinë e saj. Aktorja u shpreh se ndihet mirë dhe shpreson të shërohet sa më shpejt. “Fatkeqësisht sot jam testuar pozitive me koronavirus. Autoritetet dhe doktorët më udhëzuan të karantinohem në shtëpi. Ndihem mirë dhe shpresoj të shërohem sa më shpejt”-shkruajti Sara. Aktorja ka marrë komente të shumta nga kolegët dhe fansat të cilët i uronin shërim sa më të shpejtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *