• |
ide | kryesore

McGregor e bën përsëri: arrestohet në Korsikë për tentativë dhunë seksuale

-Instant, Sport



Nuk arrin të qendrojë larg telasheve. Conor McGregor, ish-ylli irlandez i Mma (mixed martial arts) është lëshuar në mbrëmje, pasi më parë ishte arrestuar në Bastijë, në Korsikë, me akuzën e tentativës për dhunë seksuale e akte ekzibicionizmi.

“Pas një ankese të paraqitur më 10 shtator, ku denoncoheshin akte që mund të konsiderohen si përpjekje për dhunë seksuale dhe ekzibicionizëm, Z. Conor Anthony Mac Gregor u dëgjua nga xhandarmëria lokale” lexohet në deklaratën e prokurorisë, që nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër mbi incidentin. Në mbrëmje erdhi më pas lajmi i lirimit të tij, pasi afatet e paraburgimit skaduan, pa u paditur. Një zëdhënës i McGregor nga Shtetet e Bashkuara tha se Conor “mohon me forcë çdo pretendim të sjelljes së keqe”. Emmanuelle Ramon, avokatja që e mbrojti atë në ishullin francez, i quajti akuzat “fyese”.

McGregor ndodhej në Korsikë për të marrë pjesë në një udhëtim bamirësie përmes Mesdheut, një kalim 180 km që supozohej se ai duhet ta ndërmerrte me Princeshën e Monakos, Charlene, për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e detit dhe masat e sigurisë që duhen marrë kur ndërmerret një aventurë në ujë. Padyshim që Conor u detyrua të hiqte dorë nga ngjarja. Nuk është hera e parë që irlandezi e ka gjetur veten në telashe me ligjin për akuza të ngjashme. Në janar 2019 ai në fakt u hetua në Dublin përsëri për dhunë seksuale. Në mars ai më pas përfundoi në burg për sulm dhe dëmtim të një tifozi në Miami.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *