• |
ide | kryesore

KLGJ vendos unanimisht për pezullimin e gjyqtares Mimoza Margjeka

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas arrestimit të gjyqtares Mimoza Margjeka, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi në mënyrë unanime për pezullimin e saj nga detyra.


Gjyqtarja është në arrest shtëpie pas akuzave për korrupsion. Nga përgjimet e SPAK doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.


Dy ditë më parë, gjyqtarja me tone të ashpra u shpreh se shoqërimi i sajë është në kundërshtim me ligjin.

“Më çuar te Gjykata e Shkallës së parë! S’dini ku po me çoni! Më çuan në bodrum, kisha frikë. Shoqërimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Është e turpshme. Si ma bëjnë mua këtë gjë, po populli. Po jo s’bën shteti kështu. Është antiligjore”, tha gjyqtarja, e cila është përfshirë në debat edhe me oficerët e policisë që e shoqëronin.

4 Comments

  1. Po per 44 milion euro qe arbitrazhi nderkombetar denoi Shqiperine pse Balla perzuri firmen greke per ti

    dhene tenderin shokut te tij, po per 110 milion euro qe duhet ti paguajme Becchetit se se nuk po

    i bente iso bemave e gjemave te KM-se. e rilindjes. Sa 6000 eureshe bejne 154 milion euro ?

    Ja nje atithmetike e thjeshte:

    144 000 000 : 6 000 bejne 24 000

    Pra per 24 000 here sa e paska shkelur kjo edhe nqs eshte e vertete, shoku SPAK as nuk e ve ujet

    ne zjarr. Po per dosjet e vjedhjeve te zgjedhjeve qe u ben nje nga kushtet e vendosura nga Bundestagu.

    Pergjimet e ketyre qenkan prove, kurse ato te publikuara edhe ne gazeten ” Bild” qenkan indicie.

    Ja pra kjo eshte reforma ne drejtesi, ku peshqit e medhenj hapin rrjetat per te zene peshqit e vegjel.

  2. U arrestuan 22 komisionerë të zgjedhjeve, midis tyre edhe dy që figuronin të vdekur, e për çudi u liruan thuajse të gjithë përveç disa komisionerëve të opozitës
    Pra i paska manipuluar zgjedhjet opozita për të sjellë në pushtet ripjellësit e krimit.
    Paska marë pjesë bashkëshorti i kësaj gjykatëses në demostratat e opozitës , dhe ju sajua një aferë korruptive për të cilën u mbushën të gjitha mediat shqiptare, që një të akuzuari që i ishin kapur 20 gram hashish, i është ndruar dënimi nga arrest me burg në arrest shtëpiak.
    Ndërkohë janë liruar nga burgjet ne pretekse qesharake edhe kapobanda mafioze që kanë drejtuar trafikun e drogës e dënuar edhe me burgim të përjetshëm pasi kanë bërë disa vrasje,
    Nuk mar përsipër që të shfajësoj gjykatësen Margjeka e bashkëshortin e saj pasi kjo është punë e drejtësisë, ama e shoh të dyshimtë këtë qëndrim selektiv të SPAK
    Qarkulloi në publik në kohën e pandemisë lajmi se meqë në burgje po përhapej coronavirusi, qeveria po shihte mundësinë e kalimit në arrest shtëpiak të disa të dënuarve me akuza të lehta.
    Nuk më duket tragjike që një gjykatëse ka vendosur që një i dënuar se i janë gjetur 20 gram hashish, të ketë ndruar dënimin në arrest shtëpiak.
    Me të drejtë mund të shtrohet pyetja :
    Përse nuk ju bë kësaj gjykatëse kontrolli i pasurisë familjare si kriter i Vetingut për të gjithë, por vetëm në bazë të një përgjimi u ndërtua kjo akuzë e KLGJ mori vendimin për pushimin e saj nga puna, pa përfunduar hetimi ?
    E shoh si një paradoks nismën e njëfarë OFLqë konfiskon pasuritë e biznesmenëve të dyshuar, kur drejtësia këtë duhet ta kishte bërë me kohë që të arrestonte këta biznesmenë që në kohën e krimit, apo që të arrestoheshin ata prokurorë e gjykatës të korruptuar që kanë shmangur dënimin e tyre.
    Shqipëria ka pasur një ekonomi informale dhe shitblerjet janë bërë jo në rrugë bankare por me kesh, para në dorë. Ndërkaq pothuajse për asnjë gjykatës KLGJ në vetingun e drejtësisë, nuk ka hetuar vendime të dyshimta gjyqësore por është marë vetëm me deklarimin e pasurive të tyre.
    Në kushtet kur Shqipëria ka gati një milion e gjysëm emigrantë, është e pamundur që cilido të dokumentojë para të dhëna borxh apo të dhuruar nga të afërmit e tyre emigrante e kam bindjen që këtu ka bërë kërdinë gjykimi selektiv politik i komisionerëve të Vetingut, një pjesë e madhe e të cilëve janë militantë të PS. ose me lidhje familjare me funksionarë të kësaj partie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu