• |
ide | kryesore

Lautaro Martinez tradhëton Barcelonën e Messin: akord blitz me Real Madrid

-Instant, Sport



Lautaro Martinez tek Real Madrid është më shumë se një ide ose një lëvizje për të lëvizur ujërat e menaxherëve të tij, që në misionin e tyre spanjoll, përvec Barcelonës, kanë bërë edhe një ndalesë në Madrid, ku kanë gjetur menjëherë një akord paraprak me Casa Blanca. Bëhet fjalë për një operacion që Inter ka kërkuar ta mbante top secret deri në fund, për të evituar që një rrjedhje informacioni të tërbonte Barcelonën e për rrjedhojë të prishte negociatat për Vidal, tashmë gati të zbarkojë në Milano me zikaltrit që do ti paguajnë një shumë simbolike blaugranave.

Florentino Perez ëndërron një goditje të vërtetë të fortë ndaj rivalëve të Barcelonës, duke i marrë objektivin numër 1 të merkatos me Messin që mund të tërbohej për një ngjarje të tillë, që do të shihte bashkëkombasin e tij në Madrid. Inter do të dëshironte, përtej kthimit të investimit për Hakimi, 50-60 milionë për ti xhiruar tek Chelsea për Kanté, për të arritur në një vlerësim total prej 100 milionë për Lautaron, një operacion në të cilin mund të futet edhe Jovic në huazim me të drejtë blerje. Drejtuesit e dy shoqërive po bisedojnë për të gjetur pikat e takimit: nuk është e thjeshtë por mund të jetë zgjidhja e duhur për ti kënaqur të gjithë.

Kishte dyshime për Lautaron, mbi faktin se nuk donte të tradhëtonte Messin, por duke parë gjendjen në Barcelonë me Pleshtin sidoqoftë në dalje në fund të sezonit, lojtari nuk nxorri probleme e gjeti menjëherë një akord me Real për rreth 8 milionë në sezon. Do të jenë më pak se 10 milionët e rrogës së premtuar nga Bartomeu por gjithnjë më shumë se 5 që do ti jepte Inter me rinovimin që ishte gati tek zikaltrit, ku kriza post pandemisë mund të detyrojë Steven Zhang të sakrifikojë pikërisht Lautaron, një tratativë që me ardhjen e menaxherëve në Milano do të bëhet e nxehtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *