• |
ide | kryesore

Makron telefonon Putinin: Kemi provat që vërtetojnë helmimin e Navalny-t, të hidhet dritë mbi tentativën për vrasje

Lajme, Planet



Presidenti francez, Emanuel Makron ka telefonuar homologun e tij rus Vladimir Putin për t’i konfirmuar vërtetimin nga ana mjekësore që lideri opozitar rus, Alexei Navalny u helmua me “Novichok”, në një tentativë për vrasje.

Dy laboratorë, në Francë dhe Suedi rikonfirmuan dhe dolën në konkluzionin se Navalny, ashtu siç thoshte dhe spitali në Berlin ku po kurohet, është helmuar me një agjent nervor në Siberi. Kjo substancë prodhohet vetëm në Rusi.

Macron i ka bërë thirrje Putinit të hedhë dritë mbi këtë tentativë vrasjeje. Rasti në fjalë ka goditur rëndë marrëdhëniet Moskë- Paris. Për një kohë dy shtetet përmirësuan raportet mes tyre, por me faktet e reja që kanë dalë në dritë ekziston mundësia për një krisje të dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *