• |
ide | kryesore

Alketa Vejsiu, sërish në Sanremo

-Instant, F1, Paparazzi

Pas deklaratave të para nga Amadeus, i cili tha se Sanremo mund edhe të mos ndodhë vitin tjetër për shkak të Covid, Stefano Coletta, drejtori i Rai Uno, i siguroi të githë: Festivali do të bëhet! Pas kësaj, ka patur shumë spekulime dhe pyetje se kush do të jetë vitin e ardhshëm krah Amadeus në prezantim. U përfol për shumë emra si Vannesa Incontrada apo Chiara Ferragni, por jo. Në krah të Amadeus, në Sanremo 2021 do të jetë Alketa Vejsiu.

“Siç e mbani mend mirë, Vejsiu bashkëprezantoi Sanremo-n vitin e kaluar, duke pushtuar të gjithë me elokuencën dhe familjaritetin e saj në skenë”, shkruan revista Donna Pop.


Ndërkohë, e përjavshmja Chi, shkroi:
Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e pranishme vitin e kaluar në Festivalin e Sanremos, do të jetë ndër paraqitjet në kast edhe në edicionin e ardhshëm, me një rol të sajin.

Ka ende një pyetje pa përgjigje:
Nëse Alketa do të kthehet përsëri në skenën Ariston apo do të drejtojë Dopo-festivalin (eventin pas Sanremos)?

“Për momentin nuk dihet asgjë më shumë, por një gjë është e sigurt: Vejsiu ka mbetur në zemrat e italianëve, të cilët janë gati ta presin me të njëjtën ngrohtësi si vitin e kaluar!”

Revista Optima thotë se Alketa, kësaj radhe nuk do të mbështesë prezantuesin dhe drejtorin artistik, Amadeus, por do të ketë hapësirën e saj dhe një rol “të gjithin për të”.

Sanremo 2021 do të mbahet nga 2 deri në 6 mars, rreth një muaj më vonë se edicionet e mëparshme.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu