• |
ide | kryesore

‘Marrëveshje si ajo me Egjiptin…’/ Çfarë shkruajnë mediat greke për takimin Rama-Mitsotakis

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë shkruar për takimin që pritet të mbajë sot dhe nesër Edi Rama me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

Sipas tyre, marrëveshja e detit me Shqipërinë pritet të jetë e ngjashme me atë të Egjiptit për kufirin detar, por me kushte të tjera.

“Kryeministri grek pritet të ketë një takim me Ministrin e Jashtëm Egjiptian, e katërta vetëm disa ditë pas marrëveshjes së të dy vendeve për caktimin e kufijve, ndërsa një marrëveshje e ngjashme, padyshim me kushte të tjera, pret të ketë sukses me z. Rama”,shkruajnë mediat greke.

Ndërsa citojnë kryeministrin shqiptar, mediat thonë se nuk ka një marrëveshje me Greqinë për këtë çështje, teksa thonë se marrëveshje e re u ndërpre me ardhjen në pushtet të qeverisë së re greke.

Sipas kryeministrit Edi Rama, shkruajnë mediat greke, “problemet teknike”, të tilla si nevoja për rindërtim, ishin një pengesë për vazhdimin e negociatave. Megjithatë, citojnë mediat, Rama shprehu optimizëm se marrëveshja e re do të ishte më e dobishme për Shqipërinë sesa ajo “absurde” e vitit 2009.

Me tej mediat i referohen edhe takimit të Kryeministri të Shqipërisë me presidentin turk Erdogan disa orë më parë në rezidencën e këtij të fundit në Marmaris, që i paraprin takimit me Mitsotakis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *