Situatë e rënduar në spitalin psikiatrik “Sadik Dinci” në Elbasan.
Mësohet se 4 të sëmurë që janë të shtruar prej vitesh në këtë spital rezultojnë pozitiv me covid-19 ndërsa një prej tyre po transportohet në gjendje të rënduar drejt Tiranës.
Ndërkohë është karantinuar i gjithë stafi i urgjencës deri në mbërritjen e rezultateve tamponit.
Infektimi me koronavirus ka ardhur nga jashtë spitalit prej stafit pasi të sëmuret prej vitesh nuk dalin nga rrethimi i spitalit.
Sipas AbcNews, numri i stafit të karantinuar është afro 25 persona të cilët janë staf mjekësore i këtij spitali.