• |
ide | kryesore

Shqiptarët e Greqisë nxjerrin zbuluar Ramën: Takoi kompaninë që sjell falas votuesit e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Komuniteti Shqiptar në Greqi ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në shtetin fqinj, si dhe me shmangien që ky i fundit u bëri emigrantëve duket u takuar vetëm me strukturat e Partisë Socialiste. Përfaqësia e Komunitetit bën me dije se kryeministri Rama në takimin e ditës së mërkurë nuk u takua me emigrantët shqiptarë, por vetëm me militantë partiakë si dhe me stafin e kompanisë Top Lines, e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë.

“Komuniteti shqiptar në Greqi NUK kishte kurrë një takim me kryeministrin! AS ishte takim me emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi takimi i sotëm i mesditës së 16 shtatorit. Dhe në komunikim me Ambasadën na u bë e qartë se në axhendën e Kryeministrit nuk kishte një takim të tillë.


Takimi në fakt u zhvillua me koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë Top Lines e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë, sa herë që ka votime. Mesa duket takimi ishte për startimin e fushatës elektorale.

Këtë, madje, e konfirmuan hapur nga kjo strukturë shumë anëtarë e aktivistë që u interesuan për këtë aktivitet. Jo, kryeministri Edi Rama nuk u dha aspak shansin bashkatdhetarëve emigrantë të flisnin! Ose, akoma më keq, kryeministri kujtonte se takonte përfaqësi, por përfaqësuesit e tij në Greqi “e mashtruan”, pak e vështirë për të qenë e vërtetë” – thuhet ndër të tjera në reagimin e Federatë së Shoqatave Shqiptare në Greqi.

𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐀𝐭𝐡𝐢𝐧𝐞̈.Të nderuar bashkatdhetarë, aktivistë, anëtarë të…

Publiée par Federata Shoqatave Shqiptare Greqi sur Mercredi 16 septembre 2020

DEKLARATA E PLOTË
𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐀𝐭𝐡𝐢𝐧𝐞̈.

Të nderuar bashkatdhetarë, aktivistë, anëtarë të shoqatave që aderojnë në “Komunitetin Shqiptar në Greqi” (ish-FSHSHG).

Bordi drejtues ndoqi me shumë vëmendje vizitën e kryeministrit shqiptar në Greqi, të parën në thuajse 8 vjet qeverisje! Në kuadrin e forumit të “Economist” u hodhën hapa të rëndësishëm, si për integrimin e atdheut tonë në familjen europiane, ashtu dhe për mbajtjen e ekuilibrit në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve fqinje, që për ne janë dy vendet tona.

Ndërkaq, ne u interesuam vazhdimisht për një takim, akoma dhe të shkurtër, me përfaqësues të komunitetit emigrant.

Duke qenë tepër të vetëdijshëm se koha ishte e kufizuar, por edhe përgjegjës për situatën e rrezikshme nga covid-19, do të mjaftoheshim me shumë pak përfaqëues e do të siguroheshim se do të respektoheshin të gjitha masat mbrojtëse.

Të jeni të bindur se ne do informonim të gjithë anëtarët, shoqatat aderuese si dhe aktivistët për një takim të tillë, sapo të konfirmohej, për të vendosur së bashku përfaqësimin.

POR, por, komuniteti shqiptar në Greqi NUK kishte kurrë një takim me kryeministrin! AS ishte takim me emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi takimi i sotëm i mesditës së 16 shtatorit. Dhe në komunikim me Ambasadën na u bë e qartë se në axhendën e Kryeministrit nuk kishte një takim të tillë.

Takimi në fakt u zhvillua me koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë Top Line e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë sa herë që ka votime. Mesa duket takimi ishte për startimin e fushatës elektorale.
Këtë, madje, e konfirmuan hapur nga kjo strukturë shumë anëtarë e aktivistë që u interesuan për këtë aktivitet.

Jo, kryeministri Edi Rama nuk u dha aspak shansin bashkatdhetarëve emigrantë të flisnin! Ose, akoma më keq, kryeministri kujtonte se takonte përfaqësi, por përfaqësuesit e tij në Greqi “e mashtruan”, pak e vështirë për të qenë e vërtetë.

Së fundi, për të luftuar disinformimin që bëhet në kurrizin tonë ju ftojmë ta shpërndani këtë informacion në lidhje me këtë injorim të hapur dhe shfrytëzim të përsëritur të emrit e kontributit tonë, nga pala e shtetit shqiptar.

Përzemërsisht,
Kryesia e “Komunitetit Shqiptar në Greqi”, ish-FSHSHG

6 Comments

  1. Ju te lapsit vini ndonje camea te fshehte, kur te veje Rama ne toilet shikoni me ke dore e bene shuren, po e beri me doren e djathte beni proteste para kryeministrise se ju ka ofenduar, se ai eshte i majte pse e perdore te djathten per te bere shuren, ofendim me te madhe nuk ka, ta permbysim kete qeveri se nuk respekton opoziten

  2. Me të vërtetë do takonte emigrantët e vërtetë?Takon vetëm ata emigrantë që i krehin bishtin ,strukturat për fushatë me qëllimin e votave.Por kësaj rradhe nuk do ketë vota.Të organizojë sa të dojë udhëtime falas.Me ato që kanë parë në kufi dhe me vetëdijen që votuan një mashtrues e tradhëtar do dinë si ta japin votën.

  3. Banka Botërore publikon raportin: Shqipëria, ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në shëndetësi dhe arsim,rama e tha qe do takonte strukturat e ps ne athine,lapsi gjeti ca shpellkare emigrant qe dhe keto jane antare te pd,sa qesharak qe jeni o shpellkaret e lapsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu