• |
ide | kryesore

Dy vatra zjarri në rrethin e Krujës, rrezikohen banesat pranë tyre

Lajme, Të fundit



Në rrethin e Krujës gjatë ditës së sotme ka patur dy vatra zjarri. Një prej vatrave ka rënë në lagjen Kasalle në periferi të qytetit të Fushë-Krujës. Atje një sipërfaqe e mbuluar me shkurre dhe ferra ka marrë flakë duke rrezikuar disa banesa në lagje.

Për të shuar vatrën e zjarrit në vendngjarje ka shkuar Zjarrëfikësja e Niklës.

Zjarri i dytë është regjistruar në Thumanë. Atje i është vënë flaka një parcele, ndërsa zjarri ka përfshirë kanalin ngjitur me rrugën Thumanë-autostradë.

Aktualisht është duke u punuar për shuarjen e zjarreve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *