• |
ide | kryesore

Video/ “Të pret Chiellini për darkë”: Suarez kalon provimin, por tifozët e ngacmojnë

-Instant, Sport, Video



Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka kaluar me sukses provimin e gjuhës italiane, që mund ti dorëzojë pasportën italiane dhe një klub të ri si Juventus. E pikërisht në raport me këtë lidhje të mundshme, tifozët që e kanë pritur në hyrje të universitetit të Perugias nuk i kanë kursyer batutën: “Të pret Chiellini për darkë”, duke iu referuar kafshimit të famshëm në sup ndaj mbrojtësit italian nga ana e uruguajanit.

“Pistolero” arriti me një jet privat, ndërsa pas provimit ka marrë diplomën e njohjes së gjuhës italiane të nivelit ‘b1’. Gjatë qendrimit në strukturë, është shfaqur shumë i clirët. Suarez ka bërë edhe foto me fëmijët, por nuk ka dhënë deklarata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *