• |
ide | kryesore

Vrasja e Bujar Çelës/ RENEA mësyn në Elbasan, bastis shtëpi dhe shoqëron të dyshuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekzekutimi i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, mëngjesin e sotëm në Elbasan ka tronditur edhe një herë tjetër qytetin. Në orët e mbrëmjes në qytet kanë zbarkuar forcat RENEA që kanë nisur një operacion të shoqërtimit të personave të dyshuar.

Burime nga policia e këtij qyteti i thanë lapsi.al se 6 persona nga 2 familje, banues në këtë qytet janë shoqëruar në komisariat. Uniformat blu kanë kryer kontrolle dhe kanë bastisur disa shtëpi, në fshatrat Broshkë, Përparim dhe Mengël.

Identitetet e të shoqëruarve nuk bëhen me dije, por dyshohet se ata kanë lidhje apo dijeni për ekzekutimin dhe autorët e vrasjes së Çelës. Në hyrje dhe dalje të qytetit janë ngritur postblloqe dhe po kontrollohen automjete të shumta.

Mësohet se forcat e policisë janë vënë në ndjekje të një automjeti që nuk ka ndaluar, por nuk ka detaje të tjera. Bujar Çela u ekzekutua në orët e para të ditës në një lokal te rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Autorët ishin të veshur si policë dhe qëlluan me breshëri mbi 50-vjeçarin që punonte si taksist i palicencuar. Vëllai i tij, Talo Çela është në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Parate e vjedhura ne Rinas kane kaluar ne dore te dikujt ne shtet. Skuadra e ekzekutimeve te shtetit nuk po kap dot Talon, dhe per ta detyruar qe “te nxjerri koken” eliminuan dike pa faj fare dmth e demtuan aty ku i dhemb shpirti me shume. Shume vrasje per ato para, Talo ka ngelur si Mohikani i fundit per tu qeruar. Bienvenido a Colombia / Albania .. ke frike te pish kafen e mengjesit se mund te kapi plumbi. Nderohet ministrja e Arsimit ndersa te Rendi Publik s’ka nderrim kokash drejtuese se jemi per bukuri ca vrasje te vogla qe prishin statistikat e mrekullueshme te kaq paaaak vdekjeve kriminale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *