• |
ide | kryesore

Një gjigant për mbrojtjen e Milan: 198 cm e vetëm 22 vjeç, ky është Ajer

-Instant, Sport



Kristoffer Vassbakk Ajer, mbrojtësi norvegjez i Celtic, është prej kohësh në vëzhgimin e Milan. 22 vjecari është një forcë e natyrës me 198 centimetrat e shtatlartësisë dhe tek kuqezinjtë duket se mund të bëjë histori. Më i gjatë edhe se Donnarumma e po aq sa Nëankëo Simy, sulmuesi i Crotone, që është lojtari më i gjatë në Serie A.

Në realitet emri i Ajer është përfolur tek Milan edhe në të kaluarën, por vetëm tani që është bërë një opsion i prekshëm në tavolinën e Maldini e Massara. Mbrojtja e kuqezinjve i ka lojtarët të pakët: Romagnoli e Musacchio janë të dëmtuar, Duarte është kthyer nga një sezon i shenjuar nga shumë dëmtime e ka nevojë të luajë para se të jetë në lartësi, kështu që dy vërtetë të besueshëm janë Kjaer e i riu Gabbia. Me grupet e Europa League për tu arritur në dy ndeshje të tjera paraeleminatore e tre javët e para të kampionatit tek porta, kuptohet pse tekniku kërkon një përforcim sa më shpejt të jetë e mundur.

I preferuari i Maldinit është Milenkovic i Fiorentinës, që mund të luajë edhe në të djathtë. Serbi është në skadencë kontrate në 2021, por për momentin Rocco Commisso reziston, duke refuzuar oferta nën 25 milionë euro. Kështu, lindi idea Ajer. Celtic duket më i negociueshëm dhe mund të suportojë humbjen e një titullari. Ndërkohë norvegjezi pret e shpreson. Për të të mbërrijë tek Milan do të ishte një hap… prej gjiganti!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *