• |
ide | kryesore

Dhunon fqinjën dhe e fut nën rrotat e makinës, arrestohet 50-vjeçari

Lajme, Të fundit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, mëngjesin e kësaj të diele. Shtetasi Hilë Simoni është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka futur nën makinë fqinjën e tij, Katrina Hila, 54 vjeçe. 54-vjeçarja kishte marrë fraktura të rënda në këmbë por edhe pjesë të tjera të trupit dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të traumës për mjekim të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia e ka gjetur 54-vjeçaren nën gomat e makinës të Hilë Simonit rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se 50-vjeçari, Hilë Simoni përpara se ta godiste dha ta vendoste nën rrotat e makinës, e ka rrahur 54 vjeçaren dhe më pas e ka zënë me makinën e tij. Policia ka nxjerrë fillimisht Katrina Hilën nga makina dhe më pas ka arrestuar 50-vjeçarin Hilë Simoni.


Sipas burimeve, gruaja po shkonte në kishën e fshatit në mëngjes kur komshiu i saj i ka dalë para dhe e ka rrahur për ta vënë më pas nën gomat e makinës. Katrina Hila dhe Hilë Simoni i kanë banesat shumë afër në lagjen Kërtollaj, të njësisë Guri Zi. Sipas burime palët kanë patur një konflikt mes tyre pasi bashkëshorti i Katrina Hilës dhe Hilë Simoni janë ngatërruar më parë, konflikt i cili ka vijuar me vite.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu