• |
ide | kryesore

Të shtëna armësh në Tiranë, 1 i plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth orës 17:45, në zonën e Unazës së Re në Tiranë, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë S.B., 45 vjeç. Sipas policisë ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *