• |
ide | kryesore

Video/ Juventus i Pirlos me tre yje: Kulusevski, Bonucci e Ronaldo likuidojnë Sampdorian

-Instant, F1, Sport, Video



Karriera si trajner e Andrea Pirlos nis në mënyrën e duhur në pankinën e Juventus. Në javën e parë të Serie A bardhezinjtë mposhtën 3-0 Sampdorian e nisën sezonin me një fitore. Në Stadium dominimi i bardhezinjve ishte evident: Kulusevski zhbllokoi ndeshjen në të 13′ me një të majtë kirurgjike, pastaj traversa ndaloi CR7. Në pjesën e dytë, me gjithë zëvendësimet e Pirlos, torinezët nuk e humbën kontrollin e ndeshjes e mbyllën sfidën oa rrezikuar me Bonucci (79′) e CR7 (89′).

Juventus i Andrea Pirlos debutoi me shumë emra të rinj (McKennie e Kulusevski në foksu, por edhe i riu Frabotta) por me të njëjtën dëshirë të vjetër për fitore. Kundër Sampdorias, në të parën në Serie A, Kulusevski, që mori cmimin e lojtarit të ri më të mirë të sezonit të kaluar, shënoi gol në ndeshjen e parë me bardhezinjtë pas vetëm 13 minutash. Suedezi ishte fantastik në gjetjen e këndit të largët të portierit dorian, duke i dhënë avantazhin Pirlos.

Samdoria nuk mundi të dilte nga presingu asfiksues i Juventus, që arriti të mbyllë praktikisht ndeshjen me golin e dytë të shënuar nga Leonardo Bonucci. Në fakt, bardhezinjtë patën disa mundësi për të shënuar, por traversa e në disa raste portieri dorian e lanë ndeshjen të hapur deri në minutën e 78. Në zhvillimet e një goditje këndi, Audero i mohoi golin në debutim McKennie, po nuk mund të ndalte dot edhe Bonuccin, që qetësoi Pirlon në pankinë.

Juventus shkatërron tashmë plotësisht Sampdorian me golin e tretë. Nuk mund të mungonte firma e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e parë të sezonit për bardhezinjtë. Në minutën e 88, në asist të Ramsey, portugezi lëshoi një të djathtë precize, që përfundoi në shtylën e dytë me Auderon që nuk mund të bënte asgjë. Tre pikët e para për Juventus dhe debutim pozitiv për Pirlon, që pret edhe qendërsulmuesin e ri për ta konsideruar të plotësuar organikën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *