• |
ide | kryesore

Francë/ Mbi 10 000 raste me COVID-19

Lajme, Planet



Mbi 10500 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në Francë në 24 orë. Përqindja e rasteve pozitive është rritur për të dytën ditë radhazi, sipas të dhënave të publikuara nga Shëndeti Publik francez.

Numri ekzakt i rasteve me COVID-19 është 10 569.

Shifrat e së dielës janë përgjithësisht më poshtë nga ditët e mëparshme, për shkak të mbylljes së laboratorëve të testimit.

Shkalla e pozitivitetit (përqindja e numrit të njerëzve pozitivë krahasuar me numrin e përgjithshëm të njerëzve të testuar) u rrit në 5,7% nga 5,6% një ditë më parë.

“Për më tepër, 3,894 pacientë me COVID-19 janë shtruar në spital gjatë shtatë ditëve të fundit, 41 më shumë sesa shifrat e njoftuara një ditë më parë, duke përfshirë 593 në kujdesin intensiv”, tha shërbimi shëndetësor publik.

Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar të paktën 31,585 të vdekur nga COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *