• |
ide | kryesore

Vodhi 10 banesa, arrestohet 25-vjeçari në Kavajë

Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi ishte kthyer në një shqetësim për të gjithë qytetin. Në vetëm 4 muaj, kishte grabitur plot 10 banesa.

Është arrestuar sot në Kavajë një 25-vjeçar i kthyer në një shqetësim për gjithë qytetin, pasi në vetëm 4 muaj kishte arritur të kryente plot 10 grabitje.Shënjestër e tij ishin kryesisht banesat dhe biçikletat.

“Gjithashtu,këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një pistoletë çakmak. Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *