• |
ide | kryesore

Pamjet/ Pranga hajdutit të Tiranës që hynte nga ballkonet e vilave

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranës



Policia e Tiranës dha detaje për një operacion policor të koduar “Shkoza”. Në pranga u vu një 28-vjeçar me iniciale E.A.(Gj). Ai akuzohet për veprën penale “vjedhja”, i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Penalisht u procedua edhe një 49-vjeçar me iniciale Sh.P., banues në Tiranë që akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Sipas policisë, 28-vjeçari dyshohet se ditën e shtunë ka vjedhur në një banesë në rrugën “Theodhori Bej” në zonën e Shkozës në periferi të Tiranës. Ai ka hyrë nëpërmjet ballkonit duke marrë rreth 9100 euro, 2000 paund dhe sende me vlerë (aksesorë floriri). Më pas me një pjesë të parave të vjedhura ka blerë një celular në dyqanin e shtetasit Sh. P.

Gjatë kontrollit fizik 28-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 7500 euro, 1138 paund dhe sendet me vlerë (aksesorët e floririt), që ai kishte vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Policia që ka publikuar edhe pamjet e vjedhjes tha se po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari i arrestuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *