• |
ide | kryesore

Video/ Gol me pikën më ‘të dobët’: Uzuni çmend Ferencvaros në 3-3 me Molde

-Instant, F1, Sport, Video



Myrto Uzuni është gjithnjë e më shumë protagonist i skuadrës së tij të re Ferencvaros. Pasi debutoi me golin vendimtar (madje edhe një në portën e tij) kundër Dinamos së Zagrebit, beratasi ka lënë shenjën e tij edhe në sfidën vendimtare për hungarezët drejt fazës së grupeve të Champions. Uzuni ka shënuar golin e 0-2 provizor ndaj Molde, duke realizuar me një goditje inteligjente me kokë, pa i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Linde.

Ndoshta nuk mjafton, sepse golit të shqiptarit dhe Boli, i janë përgjigjur më pas James e Wolff Eikrem që shënuar dy herë në harkun e 10 minutave, duke e kthyer ndeshjen në ekuilibër. Spektakli në sfidën e luajtur në Aker Stadion nuk ka fund sepse në minutën e 83 është Molde që përmbys gjithcka duke shënuar golin e tretë me anë të Ellingsen, por nuk i kishin bërë llogaritë me Uzunin e të tjerët, që kthyer barazinë në fushë tre minuta nga fundi me penalltinë e realizuar nga Kharatin. Në kthim, Ferencvaros është natyrisht i favorizuar, kur pas një jave të presë Molden në shtëpi.

GOLAT E NDESHJES







Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *