• |
ide | kryesore

Detajet/ Telefonata e fundit e 71-vjeçarit para se te ekzekutohej nga RENEA

Arkiva, Lajme, Të fundit

71 vjeçari Lefter Zhidru u ekzekutua sot nga policia pas 5 orësh rrethimi dhe shkëmbimi zjarri. Ai jetonte në banesë me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tyre 14 vjeçare në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Ka qenë një sherr me akuza për tradhti që përfundoi në tragjedi. Zhidru nuk e ka pritur mirë faktin se ishte divorcuar dhe ai i kërkonte shpesh llogari ish-bashkëshortes.


Në momentin që policia ka shkuar të arrestojë 71 vjeçarin, pas denoncimit të gruas, Zhidro ka hapur zjarr drejt tyre, duke lënë të plagosur dy kalimtarë të rastit. Për të bindur Zhidron të dorëzohet ka ndërhyrë me telefon edhe djali nga martesa e parë. Ky i fundit ka biseduar me babain e tij por nuk ka mundur ta bindë. Brenda apartamentit ku banonte Zhidro ka pasur një sasi të konsiderueshme municionesh. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu