• |
ide | kryesore

Nuk e përmend, por Ramsey është cinik me Sarrin: “Ide të reja e tani po zbavitemi”

-Instant, Sport



Pas një sezoni zhgënjyes, kundër Sampdorias ka qenë ndër më të mirët në fushë e tani Aaron Ramsey heq ndonjë guralec që e shqetëson nga këpuca, duke sulmuar – pa e përmendur kurrë – Maurizio Sarrin. “Kemi një trajner të ri, një staf, ide të reja e ne lojtarët jemi shumë të përfshirë nga kjo – ka shpjeguar uellsiani -. Besoj që diferenca është se zbavitemi shumë. Stërvitjet janë të forta por të japin kënaqësi të madhe”.

“Juventus është gjithnjë plot me lojtarë të mëdhenj e kjo skuadër ka shumë. Të gjithë kanë një rol e mundësinë të luajnë – ka shtuar ai për Sky Sport -. Jam i sigurtë se cdokush do ndihmojë skuadrën të arrijë objektivët. Jam shumë i lumtur për mundësinë për të luajtur bashkë me ata që kanë kaq shumë kualitet në sulm e besoj se është e mundur të luajmë të gjithë bashkë në ndonjë ndeshje”.

Në lidhje me garën për titull. “Inter është një skuadër e madhe, ka blerë shumë lojtarë, është një nga sfidantët për titullin, por edhe Napoli është shumë i fortë. Milan e mbylli sezonin shumë mirë e ka nisur të riun po aq mirë. Unë besoj se Serie A këtë vit është shumë e vështirë me shumë konkurencë për ne”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *