• |
ide | kryesore

Eksperimente tek Kukësi: Gega gjen zëvendësuesin e Musollit, testi kundër Vllaznisë

-Instant, Sport



Kukësi është gati për miqësoren me Vllazninë, ku Skënder Gega ka shansin të provojë lëvizjet e tij, në pritje të mbylljes së bojkotit që po con përpara Liga e Futbollit. Tekniku i ka kushtuar mbi të gjitha rëndësi përgatitjes fizike dhe veprimeve defensive. Edhe kundër Wolfsburg, nëse Blutë krijuan pavarësisht mungesës së golit, shqetësues ishte mënyra e pësimit të golave, dy nga të cilët gabime të vetë lojtarëve të Kukësit.

E kështu tashmë, me një skuadër të ndryshuar shumë nga një sezon më parë, ku janë larguar tetë dhe kanë mbërritur 10 lojtarë, Gega duhet të gjejë lidhjen organike mes tyre dhe te zëvendësojë pedina si Musolli e Rroca. Atëherë, idea e fundit e teknikut është spostimi në një rol Jo natyral të Demirit. Mbrojtësi i krahut shihet nga Gega si ideal për të luajtur krah Telushit, në digën para mbrojtjes, duke i lënë hapësirë edhe Babamustës në të majtë. Tekniku do e studiojë në ndeshjen miqësore me kujdes zgjedhjen e tij përpara se ta bëjë përfundimtare, por në të njëjtën kohë do jetë i fokusuar edhe tek braziliani Matheus Leiria, që duhet të zëvendësojë Rrocën.

Ajo kundër Vllaznisë, në orën 17.30 është testi i tretë miqësor për verilindorët, pas atyre me Bylis e Llapin. Për momentin Kukësi po punon me dy séance stërvitore, duke qenë se ende nuk ka një datë për rikthimin e skuadrave në fushë për sezonin e ri…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *