• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes së Demi dhe Max

-Instant, Paparazzi, Slider

6 muaj pas fejesës, këngëtarja Demi Lovato dhe partneri i saj Max Ehrich i dhanë fund marrëdhënies së tyre.
Çifti u përball me thashetheme në fillim të këtij muaji se Max, 29 vjeç, dikur i dërgonte mesazhe ngacmuese ish-shoqes së ngushtë të Demi-t, Selena Gomez në vitin 2015.


Asokohe, Demi reagoi për Selena-n, duke thënë se është trishtueshme kur njerëzit i vendosin gratë kundër njëra-tjetrës:
“Nëse gratë kanë konflikt, kjo është mes tyre, jo mes jush”, shkruante ajo, mirëpo duket kjo situatë s’ka kaluar lehtë.


Demi ndau në Instagram një video pa unazën e fejesës, duke konfirmuar zërat e ndarjes, ndërsa burime për mediat e huaja s’kanë vonuar të zbulojnë arsyen e vërtetë të ndarjes së tyre.

“Demi dhe Max ishin në thelb, së bashku 24/7 çdo ditë për disa muaj në karantinë. Ata jetuan në një flluskë me zero stres dhe gjithçka ishte thjesht argëtuese. Tani që janë në botën e vërtetë, të dy janë duke punuar dhe janë në brigje të ndara”.- rrëfeu një burim për “People”.
Madje, mësohet se situata nisi të agravojë kur Max shkoi në Atlanta për të filmuar një projekt të ri.
“Ata po grindeshin shumë dhe Demi nuk donte që ai të shkonte pa të,” tha burimi i parë. “Ka patur shumë tension, derisa Demi e la.”
Ndërkohë, asnjëri prej të dyve nuk ka folur ende publikisht lidhur me këtë ngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu